AKTUALITET

Ishin mbjellë nëpër fshatra, asgjësohen 1691 bimë kanabis në qarkun e Lezhës

15:34 - 22.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

1691 bimë kanabis janë asgjësuar nga policia në qarkun e Lezhës. Bimët narkotike ishin kultivuar nëpër fshatrat e Mirditës, Lezhës dhe Kurbinit.




Konkretisht na fshatin Fregen të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 421 bimë  dyshuara narkotike cannabis sativa.

Po ashtu në fshatin Thirre të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 1055 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.

Edhe në fshatin Daul, njësia administrative Milot e rrethit Kurbin, janë gjetur edhe 215 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Kjo ishte faza e 28-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.