Kronikë

U futën për t’u larë në liqenin e Banjës, por nuk dolën më. Këta janë 4 personat që u mbytën në Gramsh (FOTOT)

13:18 - 22.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta Shqiptare ka siguruar fotot e personave, të cilët mbrëmjen e kaluar u mbytën në liqenin e Banjës në Gramsh.




Bëhet fjalë për shtetasit Arben Zogu 46 vjeç, bashkë me dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipin, Melsi Zogu, 20 vjeç.

Ata  ishin futur për t’u larë në liqen, por nuk dolën të gjallë më prej tij.

Katër anëtarët e familjes Zogu u nxorën të pajetë nga palombarët pas 90 minutash kërkime.

Sipas shefit të zjarrfikëses, por edhe banorëve të zonës, dyshohet se personat kanë mbytur njëri tjetrin në tentativë për të shpëtuar.

Banorët thonë se në liqen ka gropa të mëdhaja dhe nëse nuk di not rrezikon jetën.

22-6RfEVWDdX-transformed111-d3mVHqcT--transformed333-JYIAloSRk-transformedpersoni i mbytur


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.