Kronikë

“Zaptuan zonën e mbrojtur”- Procedohen penalisht katër persona në Gjipe, sekuestrohen shezlongë dhe çadra

12:18 - 22.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona janë proceduar penalisht në Gjipe pasi kishin zënë hapësirën publike duke vendosur në mënyrë të paligjshme shezlongë, si dhe fshihnin të ardhurat e fituara nga kjo veprimtari.




 

Policia bën me dije se gjatë operacionit në Gjipe, janë sekuestruar 95 çadra dhe 190 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

 

Në bazë të materialeve të referuara në Prokurori, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: L. Z. banuese në Vlorë, Ll. Sh., banues në Himarë, B. Sh, banues në Himarë dhe G. S., banues në Tiranë

 

Njoftimi i policisë

 

Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake Himarë, faza e katërt e këtij operacioni, në plazhin e Gjipesë.

 

Gjatë kësaj faze janë sekuestruar 190 shezlongë dhe 95 çadra që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në plazhin e Gjipesë, (zonë e mbrojtur).

 

 

Procedohen penalisht 4 shtetas që kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake Himarë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, i nisur dhe i finalizuar më herët, në Himarë, Borsh e Ksamil,  me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e katër të këtij operacioni  duke ushtruar kontrolle në pazhin e Gjipesë, Himarë.

 

Gjatë fazës së katërt të këtij operacioni, në Gjipe, janë sekuestruar 95 çadra dhe 190 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

 

  1. Z. banuese në Vlorë, Ll. Sh., banues në Himarë, B. Sh, banues në Himarë dhe G. S., banues ne Tiranë, pasi secili prej tyre në pjesën e plazhit të Gjipesë, që kishin në pëdorim kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e organeve kompetente dhe si rrjedhojë fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.