AKTUALITET

Aksident i rëndë në një garë në Greqi – Pesë të plagosur, mes tyre dy fëmijë – Shikoni videon

17:22 - 23.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në një garë ngjitjeje në Dimitsanë, kur një makinë ka dalë nga pista.




Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre dy fëmijë.

Katër të lënduar janë transportuar në spitalin e Tripolit, ndërsa të lënduarit të pestë i është dhënë ndihma e parë në qendrën shëndetësore dhe nuk ka pasur nevojë të transportohet në Tripoli.

Bëhet fjalë për një garë të Ngjitjes së 22-të të Dimitsana – Zygovistiou, në të cilën marrin pjesë 69 shoferë.

Siç tha për protothema.gr kryebashkiaku i Gortynias, Efstathios Koulis, aksidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së makinës, ndërkohë që ishin marrë të gjitha masat e sigurisë për garën.

Shikoni videon e aksidentit:

Në të njëjtën garë ka ndodhur edhe një aksident i dytë me pasojë plagosjen e një fotografi.

Tubimi është nën kujdesin e bashkisë së Gortinisë dhe zhvillohet nga Shoqata Sportive Start Line dhe është raundi i tretë i Kupës së Ngjitjes së Greqisë Jugore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.