BLUETOOTH

Maria Sharapova kalon verën në Peloponez, ndan me 4.6 milionë ndjekës foto nga pushimet në Greqi

15:29 - 23.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maria Sharapova ndodhet prej disa ditësh në Greqi, për të kaluar pushimet verore. Ish-tenistja numër 1 në botë nuk shkoi në një ishull për verën, por në një rajon të Peloponezit, siç bëri të ditur në rrjetet sociale.




Sharapova postoi një seri fotosh të saj në Instagram dhe 4.6 milionë ndjekësve të saj. Nga foto që ka postuar, duket se sportistja jeton në shtëpinë e Patrick Le Fermor në Kardamili.

Në pamjet e fotove ajo shihet e ulur në tarracën e një shtëpie prej guri, duke mbajtur në dorë librin e saj, ndërsa shihet edhe duke u larë në det. Në fund ajo fotografon edhe të fejuarin e saj, Alexander Gilks ​​dhe fëmijën e tyre.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Maria Sharapova shkroi: ‘Pushimee e verës?”.

Fotot e saj kanë marrë shumë komente. Mes tyre ai i Xhesika Albës që e cilësoi peizazhin si “Parajsë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maria Sharapova (@mariasharapova)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.