AKTUALITET

Putin takon Lukashenko, zbardhen temat që diskutuan dy presidentët

15:08 - 23.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai bjellorus, Alexander Lukashenko, u takuan të dielën, dy ditë pasi Moska paralajmëroi se çdo agresion ndaj fqinjit të saj do të konsiderohet sulm ndaj Rusisë, raporton CNBC-ja.




Putini ka deklaruar më parë se Kremlini do t’i përdorë të gjitha mjetet për të reaguar ndaj çdo armiqësie ndaj Minskut, ndërsa në takimin e së dielës është paralajmëruar të diskutohet mbi “partneritetin strategjik”.

Bjellorusia ka shprehur gatishmëri ta ndihmojë Rusinë në luftë ndaj Ukrainës. Ajo s’ka dërguar trupa të saj në territorin ukrainas, por e lejoi Moskën t’ia përdorë territorin për të nisur pushtimin.

Që nga 24 shkurti i 2022-s, Rusia dhe Bjellorusia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake. Të enjten, Ministria bjelloruse e Mbrojtjes ka deklaruar se mercenarët e grupit “Wagner” kanë nisur stërvitjen me forcat speciale të Bjellorusisë në një poligon ushtarak, vetëm disa milje larg kufirit me Poloninë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.