AKTUALITET

Zgjedhjet në Rrogozhinë, reagon KQZ: Kandidatët dhe politikanët të respektojnë heshtjen zgjedhore, sot zgjedhin qytetarët

11:23 - 23.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me votimin në bashkinë Rrogozhinë, ku ka bërë thirrje që politikanët dhe kandidatët të respektojnë heshtjen zgjedhore.




KQZ thekson se “Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor”.

Reagimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.

Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.

Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.