BLUETOOTH

Ia kaloi shumë filmave! ‘Barbie’ thyen rekorde në fundjavën e parë të publikimit

12:51 - 24.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filmi më i fundit “Barbie” fitoi 155 milionë dollarë gjatë fundjavës, duke i dhënë atij fundjavën më të madhe të hapjes së vitit 2023.




Publikimi i kombinuar i “Barbie” dhe “Oppenheimer” i Christopher Nolan, i quajtur ” Barbenheimer”, është bërë një ‘sensacion’ i kulturës pop i cili mund të ringjallë një industri filmike në vështirësi.

‘Barbenheimer’ ishte fundjava e katërt e industrisë me fitimin më të madh të të gjitha kohërave në Amerikën e Veriut, me një total prej 302 milionë dollarësh.

Pas “Barbie”, “Oppenheimer” fitoi rreth 80.5 milionë dollarë brenda fundjavës, sipas Comscore.

Të dy filmat mund të shijojnë një verë me pak konkurrencë, veçanërisht “Barbie” pasi është fimi i dytë më i suksesshëm me një regjizore femër që nga “Sirena e Vogël”.

“Barbie” fitoi rreth 70.5 milionë dollarë në kinematë e Amerikës së Veriut këtë të premte, duke përfshirë edhe shfaqjet paraprake të së enjtes.

Filmi ka bërë fillimin më të madh të brendshëm për një film me regji të femrave. Krahasimi më i afërt i tij është “Wonder Woman” në 2017, me regji nga Patty Jenkins, i cili grumbulloi rreth 38 milionë dollarë brenda vendit në ditën e hapjes, sipas Box Office Mojo .

“Barbie” u shpërnda nga Warner Bros e cila është në pronësi të kompanisë mëmë të ‘CNN’, ‘Warner Bros’ dhe ‘Discovery’.

Shfaqjet paraprake të “Barbie” sollën 22.3 milionë dollarë, sipas Hollywood Reporter .

Është një fitore për regjisorin Christopher Nolan, duke tejkaluar shumë nga filmat e tij të mëparshëm: “ Inception ” solli rreth 22 milionë dollarë në ditën e hapjes dhe “Dunkirk” 20 milionë dollarë, megjithëse nuk arriti shifrat e ditës së hapjes për “The Dark Knight” dhe “The Dark Knight Rises”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.