AKTUALITET

Zjarri vazhdon/ Situatë katastrofike në Greqi, sipërfaqe të djegura dhe tym i zi, ja si duket Rodos nga filmimet me dron

19:32 - 24.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet katastrofike të shkatërrimit të madh në Rodos janë regjistruar nga një dron i BBC.




Hiri dhe mbetjet duken në sipërfaqe të mëdha toke, ndërsa shihet edhe tymi i dendur, që tregon sipërfaqen e djegur nga zjarri ende jashtë kontrollit. Zjarri vijon prej shtatë ditësh.

Imazhi  që vjen nga ishulli është vërtet problematik dhe dëshpërues, jo vetëm vendasit janë detyruar të largohen, por edhe shumë turistë janë përballur më këtë situatë problematike.

Në Rodos janë ende katër fronte zjarri, ndërsa më herët është dhënë urdhër evakuimi për fshatrat Mylonas dhe Massari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.