AKTUALITET

Bardhi: Komisioni i Etikës nuk ekziston/ Açka: Jam tërhequr nga dorëheqja, besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia

15:43 - 26.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratës së bërë paraditen e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, teksa tha se Komisioni i etikës nuk ekziston, ka reaguar kryetarja Flutura Açka.




Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se e ka tërhequr dorëheqjen e saj me besimin që ka ardhur koha që PD të dalë nga agonia.

Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët si kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

“Unë u dorëhoqa nga dorëheqja se besova te miku im, Gazmend Bardhi. Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim. Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua.

Ndaj u ktheva, dhe jam sot në cilësinë që më kanë dhënë demokratët, dhe asnjë emër i përveçëm: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës së Partisë Demokratike”, shkruan Açka.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Jam terhequr nga doreheqja ,deklaron filoqylsja pa asnje ndroje.Se kush ja vuri gishtat ne fyt perv doreheqjen,e kush e ledhatoi per te pergenjeshtuar veten,nuk ka shpjegime!?

    Përgjigju ↓