Kronikë

Morën peng për 45 minuta katër turistët kosovarë pasi pretendonin se nuk iu dhanë pagesën për shtëpinë në plazh, arrestohen 2 persona

09:55 - 26.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të moshave 49 dhe 48 vjeç, pasi akuzohen se kanë mbajtur peng katër turistë nga Kosova në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar.




Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale N.XH., dhe D.K., të dy banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ I hoqën lirinë katër shtetasve kosovarë, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas kosovarë, se në lagjen nr. 13, në Durrës, dy shtetas i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit N. Xh., 49 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.