AKTUALITET

“U bëtë tigra, përlatë çfarë u doli përpara, tani doni të më hani dhe mua, por…”- Analiza satirike e Agron Gjekmarkajt për fjalimin e Ramës në Asamblenë e PS: Tezja ja jep vajit, një piskamë “oiii” dëgjohet në sallë

10:45 - 26.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Agron Gjekmarkaj




Fjalimi i Babos në Asamble!

Edepsezer, jeziter, zullumqare!

Damlla ma bëtë verën që damllaja ju shoftë. Haram ma bëtë kohen që harami ju mbuloftë. Ma plaset shpirtin që pika ju plastë. Ju ngriti e mira peshë që ditë të mira mos pafshi, rafshi e u vrafshi.

Një piskamë  Oiiiii Oiiiii degjohet në sallë. Tezja ja jep vajit dhe kerkon një dritare që të hidhet. Laerti  i shkon pas me domixhanin që mbledh lotet. Klosi dhe Çyrbja rëndin që ta mbajnë. Babo nuk e ndal. Pi pak ujë sa i bie zalia asaj dhe fillon prapë.

Ju mblodha një nga një në ditë të kiametit si shelegë bridalë arave të vetmisë po ju mu bëtë Tigra dhe perlatë çu doli perpara tani doni të më hani dhe mua po në fyt do ju mbes , ujin e zi do ju qes.

Nikoqirit Niko i bie të fiket. Ikonomi i lag buzet me një lugë qumesht që i gjindet. Permendet. Babo e sheh pa dhemshuri. Krifca mendon pse nuk me gjet kjo dite vetrinare në Akademi të barinjeve më mire?! Delina , ah sikur të isha ënde llogaritare në Banke.?! Elisa rri pezull , une tespie jam thote në duart e Hyqymetit.

Ju gjeta të uritur. Rreth tavolines së pushtetit u vura. Uluni u thashë, hani pini me masë, cimbisni ngani sa për të mbajtur frymën gjallë atë që është hallall  po ju kapi tahmaja. Nuk thonë kot tahmaja e madhe e zeza e të zot. Në rrugë ju qita doren, të panjohur ishit, në opozitë ju udhehoqa, në pushtet u solla, u ndjetë të sigurtë, të pashem, të mençur, yndyrë dhe meze e vendit, si qerratenj kaperdiseshit neper televizione, duke thënë viranja Shqiperi keshtu e ashtu, u bëtë bimbashë, vezirë, po dogjet shpirtin dhe leket e ketij evlat popull neper inceneratorë po në hell do ju shkoj. Nuk do nginjem tek ju shoh në vuajtje me këmbë në zift e koken në akull.

Ju gjeta të rreckosur , në fillim u mbuluat, pastaj mesuat të visheni me sqime e madheshti. Belbezonit po ju mesova abc-në e politikes, artin e retorikes, fjala kocka s’ka po kocka bluan. Deshet të thyenit të miat po do bluaj tuajat.  Fatmirit i semboi në mide. Imagjinoi veten të bluar si grurin në autokombanjë dhe u perzhit. Mimi di Puccinin ta theresh në njëqind vende nuk i del një pike gjak. Zot beje enderr mermerit. Braçe fshihet pas Antoneta Dhimes.

Babo merr fryme thellë e vazhdon. Ju plasi delli i marres dhe harbimi ju verboi sytë. Unë ju dhashë në dore skeptrin e drejtesisë dhe ju e perdoret si hu për të rrahur dynjanë poshtë perpjete, ku ju dhëmb e ku ju djeg! Mos bëfshi hajer mos bëfshi.

Arben Pellumbi qan në heshtje. Ai perpiqet të jete intim të mos e shohin tek mendon vetëndeshkimin. Kosta i Gramozit dhe Lindites flet me vete dhe një ku ku ku ku e dhembshur pushton mesin e salles. Ditmari nuk di në duhet të gezohet apo merzitet nderkohe sa ta gjejë ul koken poshtë vesheve dhe pret ndonjë meshirë.

Babo hodhi sytë mbi salle. Gjysma u zvoglua sa një grusht. Mori frymë thellë, heshti pakez e leshoi anatemen. Ti , Ti , ti atje, ai poshtë, me ty e kam hajt sikter nga qeveria. Nuk donin ta besonin. Nuk e ka me mua jo thonin e ka me ty.  Xhemal Qefalia i thoshte Nasipit më zë të shuar “per nur të allahut i piu e zeza”! Pastaj ty , ty , ty aty nën karrige, ty në fund do ju marr në kabinet. Nuk u besoi syve u ngrit gjithë salla. Secili thoshte e ka me mua, e ka me mua.

Eduart Shalsi pergezonte veten! Sa mirë që i preva floket deri në rrëzë sepaku per keq nuk i bie kujt në sy. Nuk do me njohin.

Veziri i madh Tao hedh shikimin lart e poshte e duket sikur thotë ç’ti bej Babos se e ka zemren bereqet pa të ishte per mua ju rrjep të gjalle se dhjete vjet e menduat që sdo behem kurrë dikushi?! Ku është Toni  , ku është Toni pyeti Etilda?! Askush nuk pat një pergjigje. Ishte fshehur , futur brenda foltores ku foli Babo deri në fund. Aty ndihej si në shpellen e Betlehemit dhe lutej. Në fund Babo e mbylli. Sot po e le me kaq por nese proçkat dhe zararet tuaja behen kapice mos me dilni më perpara se do ja le pushtetin Lul Bashes dhe ju bën ai terbiet pastaj. I vë vulen per një dekate. Nuk do gjeni vrime për tu fshehur. Laneter. Ulsiu qe doli si nga dheu tha ” kesaj i thone të vdesesh e të ringjallesh, rilindesh e korigjoi Margeriti po po rilindesh tha ai”!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.