Kronikë

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Vorë-Fushë-Krujë! Makina del nga rruga dhe përlaset me mbrojtësen metalike, lëdohet rëndë shoferi

07:19 - 26.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (26 korrik), në aksin Vorë-Fushë-Krujë.




Një automjet tip Mercedes Benz, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike anësore, e cila ka hyrë në xhamin e përparmë, nga ana e shoferit, duke e ndarë makinën përgjysmë.

Nga aksidenti i rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari Indrit Mahmuti.

I riu mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Traumës me fraktura në kokë.

Ngjarja ndodhi rreth ores 02:00 pas mesnate në afërsi të fshatit Hasan.

Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 23-vjeçari.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.