AKTUALITET

VIDEO/ “Me Yuri Kim kam pas marrëdhinie të shkëlqyera”! E zbulon në Panorama TV, Lapaj: Ja kush më dërgoi tek DASH

08:41 - 26.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak muaj më parë, avokati Adriatik Lapaj ka qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit. I ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV Lapaj tregoi se në SHBA shkoi si pjesë e një programi, ku shkohet me përzgjedhje nga Amerika dhe jo me aplikim.




Po ashtu Lapaj ka zbuluar edhe takimet apo bisedat me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, të cilës i ka treguar për idetë e tij, madje i ka shprehur edhe disa shqetësime.

“I kam shprehur shqetësimin tim për ligjin e koncesioneve tona në këtë vend. Kam menduar që për koncesionet ligji duhet të ndryshojë. Për koncesionet deri në 5 vjet ti nënshkruajë qeveria, për koncesione 5-10 vjet parlamenti me shumicë të thjeshte, për koncesione mbi 10- 15 vjet duhet ti miratojë parlamenti me shumicë të cilësuar dhe për koncesione mbi 15 vjet parlamenti ti miratojë me shumicë të cilësuar”, tha Lapaj.

Pjese nga biseda

Pyetje: Kush të çoi në Amerikë, si vajte në DASH?

Lapaj: Më çoi në Amerikë një program, programi i vizitorëve nga vendet e huaja, i cili është i vetmi program që nuk shkohet me aplikim, por me përzgjedhje nga SHBA. Ambasada vjen të thotë, përshëndetje zoti Adriatik, si kaluat? Mirë. Si shkojnë angazhimet? Shumë mirë. Ne kemi menduar që ju jeni një person që mund të përfshihet në këtë program me këtë përmbajtje. Të vënë përpara një letër ku të tregojnë përmbajtjen. Mua më ka ndodhur kjo procedurë dhe unë me gëzimin më të madh i kam thënë PO.

Pyetje: Si kanë qenë marrëdhëniet me ambasadoren Kim?

Lapaj: Marrëdhëniet me ambasadoren Kim kanë qenë të shkëlqyera.

Pyetje: A keni biseduar për nevojën për një opozitë të re?

Lapaj: Me zonjën Kim nuk kam biseduar për këtë, por  kam biseduar për nevojën për ndryshim, për hapjen e garës, votën e emigrantëve, referendumin etj.

I kam shprehur shqetësimin tim për ligjin e koncesioneve tona në këtë vend. Kam menduar që për koncesionet ligji duhet të ndryshojë. Për koncesionet deri në 5 vjet ti nënshkruajë qeveria, për koncesione 5-10 vjet parlamenti me shumicë të thjeshte, për koncesione mbi 10- 15 vjet duhet ti miratojë parlamenti me shumicë të cilësuar dhe për koncesione mbi 15 vjet parlamenti ti miratojë me shumicë të cilësuar. Këto kam folur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.