Kronikë

Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka/ Klodiana Lala jep detajet e para në lidhje me megaoperacionin e Policisë në disa qytete

09:00 - 27.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detajet e para në lidhje me megaopracionin e shtrirë në disa qytete nga Policia e Shtetit janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’.




“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë ka ndërmarrë një megapoiracion në Tiranë, Shkodër dhe Kukës. I arrestuari, Pëllumb Gjoka është një personazh kontrovers në botën e krimit, në vitin 2017 ai është plagosur me armë zjarri. Një tjetër i arrestuar është Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës. Policia bën me ndije se është vënë në pranga ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i cili u largua nga posti i tij pas ardhjes në detyrë ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Nuk kemi ende një numër të saktë të urdhër arresteve, pasi është duke vijuar megaoperacioni”, raportoi gazetarja Klodiana Lala për News24.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë. Në mesin e të arrestuar të operacionit të mëngjesit të së enjtes është dhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.