AKTUALITET

Berisha akuza të forta Damian Gjiknurit: Përgjegjës për aferën e inceneratorit të Elbasanit

13:02 - 27.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akzua të forta në një dalje për mediat, për ish-sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri se është përgjegjës për aferën e inceneratorit të Elbasanit.




“Damian Gjiknuri, njeri nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare, në mbledhjen e fundit të asamblesë së mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të mafies së Rilindjes. Damian Gjiknuri është një nga figurat më kryesore të krimit në Shqipëri dhe më gjerë. Ky famëzi është regjistruar në zhargonin e krimit për ‘tërmetin’, krimin e tmerrshëm elektoral. Por Damian Gjiknuri është anëtar kryesor i klanit të mafies së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj-Ahmetaj-Gjiknuri-Koka e me radhë. Firma e tij ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit. Por krahas kësaj, Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit. Dimension i injoruar në absurde tërësisht nga hetimi dhe SKAP-i i partisë. Vendimi i famshëm i datës 16 dhjetor 2014, ky vendim parashikon financimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe atij të prodhimit të energjisë nga qeveria, për Elbasanin është fjala.

Pra, të dyja së bashku arrijnë në vlerën 21 milionë euro sipas vendimit të qeverisë. E vërteta është se këto nuk janë koncesion, por hajdutët, mafia, klani i plehrave Rama-Agacci-Ahmetaj-Veliaj e me radhë, një prokurim direkt me paratë e taksapaguesve, e shpalli koncesion vetëm e vetëm për të maskuar vjedhjen e tij. Por tani le të kthehemi te aspekti i injoruar nga hetimi, ku ka dy përgjegjës direkt; Gjiknurin dhe Ramën. Me paratë e taksapaguesve shqiptare në Elbasan është parashikuar prodhimi i një termocentrali me kapacitet 2.3 megavat, dhe me detyrimin e shtetit shqiptar për të blerë energjinë e këtij impianti për 25 vite. Si kundërvlerë, taksapaguesit e vjedhur shqiptarë, merrnin gjithsej 2 përqind të energjisë. Nëse ky impiant ndërtohej fund e krye me paratë e privatit, ai do ishte i detyruar që 2 përqind t’ia paguante shtetit shqiptar. Kurse në rastin konkret, impianti shtetëror, i paguan 2 përqind shtetit dhe 98 përqind koncesionarit, që nuk mund të ndodhë vetëm kur është Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe hajdutët e tjerë. Në 25 vite, kjo tejkalon disa herë vjedhjen që bëhet me impiantin e plehrave.”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.