Kronikë

Megaoperacioni/ Reagon ministri Balla: Në “rrjetë” ranë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shteti dhe prokurorë të implikuar

09:14 - 27.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas megaoperacionit të policisë ku u vendosën në pranga biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri dhe drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës, Xhevahir Lita.




Balla u shpreh se aksioni u zhvillua gjatë natës nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.

“Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të implikuar me krimin”, shkruan ai.

“Gjatë gjithë natës së sotme Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar, rezultat konkret i bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme, të cilën e falenderoj për bashkëpunimin dhe besimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Gjithashtu shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizmit të shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit

Faleminderit të gjithëve dhe vetëm përpara!”, Taulant Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.