AKTUALITET

Kontroll të territorit me dronë, policia asgjësohen 11609 bimë narkotike në Shkodër, Vaun e Dejës dhe Pukë, një i arrestuar

14:33 - 28.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 11609 bimë narkotike cannabis sativa.




Bashkë me asgjësimin është bërë e mundur edhe identifikimi i një prej  autorëve i cila ka rënë në prangat e policisë.

Nga kontrollet e territorit Policia ka gjetur 11250 bimë në Pult, Shosh dhe Shalë, Shkodër; 239 bimë në fshatrat Arrë dhe Temal, Vau i Dejës dhe 120 bimë në fshatin Kabash, Pukë.

Sipas njoftimit zyrtar nga kontrollet e mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 46 575 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet faza e dhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, nga DVP Shkodër dhe Komisariatet e Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të “AMP” Shkodër – Lezhë.

Në operacion u angazhuan 70 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, për kontrollin e territorit malor të fshatrave të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Pukës.

Asgjësohen 11609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 120 bimëve të gjetura në një fshat të Pukës.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë, si rezultat i kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronë, kanë finalizuar fazën e dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në përfundim të së cilës u asgjësuan në total 11609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 11250 bimë në Pult, Shosh dhe Shalë, Shkodër; 239 bimë në fshatrat Arrë dhe Temal, Vau i Dejës dhe 120 bimë në fshatin Kabash, Pukë.

 

Bazuar në inteligjencen policore dhe veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit R. F., 59 vjeç, banues në fshatin Kabash, Pukë, autor i dyshuar i kultivimit të 120 bimëve narkotike të gjetura në fshatin Kabash, Pukë.

 

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që dyshohet se kanë kultivuar bimët që janë gjetur në fshatrat e tjera.

 

-Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 46 575 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

 

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.