AKTUALITET

Tiranë/ Plagosje me armë gjahu, shpallet në kërkim autori

14:49 - 28.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj, rreth 35 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikur për jetën.




Polica ka bërë të mundu identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Dritan Kulla, 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit Dritan Kulla., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj

Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.