AKTUALITET

Arrestimet e SPAK/ Togat e zeza tërhiqen për të marrë vendimin për Oltion Bistrin, biznesmenin Pëllumb Gjoka, prokurorin Lita dhe 3 të tjerëve

13:23 - 29.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjyqtarët janë tërhequr për të marrë vendim ndaj 6 personave të arrestuar me urdhër të SPAK.




Vendimi është marrë pasi avokatët e të pandehurve kanë kërkuar kohë për tu njohur me dosjen voluminoze prej 126 faqe. Ata kërkuan 2 orë kohë për të lexuar dosjen dhe GJKKO ka pranuar kërkesën.

Në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë janë:

1-Pëllumb Gjoka

2-Edmond Preka

3-Astmer Bilali

4-Ardrit Hasanbegaj

5-Oltian Bistri

6-Xhevahir Lita

Masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Ervis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar, i cili rezulton prej kohësh i zhdukur.

1- P. Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale:

-“Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, është vrarë shtetasi Gj. N. (B.);

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasit K. M.);

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasve D. D. dhe I. L.);

-“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim;

-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.