AKTUALITET

“Ç’më gjeti mua më vrau cupën, e vraftë zoti e kisha trimëreshë”, Vrau bashkëshorten dhe e hedh në gropën e ujërave të zeza flet nëna e viktimës: Ka vuajtur gjithë jetën, unë i thosha duro se është turp të ndahesh

22:29 - 29.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka dalë fotografia e autorit Gjergji Mullalli që vrau bashkëshorten në Maliq pasditen e sotme.




E ëma e viktimës, Muazez Ferati, ka treguar detaje rreth ngjarjes së rëndë, ku sipas saj, çifti ishin në proces divorci dhe jetonin në shtëpi të ndryshme.

Sipas saj, dyshohet se autori e ka mbytur viktimën, Luiza Mullallin, me çarçaf.

“Ngjarja ka ndodhur që në drekë. Më ka vrarë çupën. E kisha çupën trimëreshë të fortë. Pinte ai. Kanë 2 çupa dhe një djalë. Di deshte as fëmijët e tij, i rrihte. Nuk shkonin se nuk sillte para. Ishin në prag divorci. Dje na foli, ai e ka pritur kur ka ardhur nga puna. Iku ai e mbyti. Më vravi çupën e vraftë zoti. E kisha trimëreshë çupën, ja qeni çfarë bëri. E ka mbytur ça i ka bërë. Doli andej nga nuk dukeshe, se do e kishin parë. Unë i thoja moj çupë duro se është turp, ky turpi na ka lënë mbrapa”, është shprehur e ëma e viktimës.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.