AKTUALITET

Humbi kontrollin e kamionit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri në Pogradec

09:01 - 29.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pogradec ku një kamion ka dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur shoferi dhe një 26-vjeçar, që ishte pasagjer.




Ata janë dërguar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, shtetasi Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.