AKTUALITET

“Kam gjetur 1 arab, një kosovar dhe një serb”- Dalin përgjimet/ Zbardhet roli i efektivit në 2 ngjarje kriminale! Si grupi Bajri doli garant vrasjen e oficerit të burgjeve: Për 100 mijë euro e eliminojmë vetë

12:11 - 29.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Panorama TV ka siguruar detaje nga dosja e SPAK, ku zbardhen rolet e personave të arrestuar të dyshuar si të përfshirë në 4 ngjarje kriminale, gjatë megaoperacionit të 27 Korrikut.




Ish-efektivi i policisë Edmond Preka, që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, ka pasur rol aktiv në vrasjen e Gjin Boriçit dhe atentatin ndaj ish-oficerit të burgjeve, Kleant Musabelliu.

Në dosjen hetimore të SPAK, siguruar nga Panorama, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se Edmond Preka ka ndihmuar autorët e vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Atentatorët i morën jetën të riut duke e qëllur me dy plumba, në kokë dhe shpatull.

Vrasja e Boriçit dyshohet të të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij.

Ndërkohë një tjetër ngjarje ku ish-polici Edmons Preka dyshohet të jetë përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.

Edmond Preka dyshohet se ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushtet për vrasje.

Atentati dështoi në rrethana të paqartësuara deri më sot nga autoritetet. Ish-oficeri i policisë ka luajtur rolin e informatorit ndaj personave të interesuar për asgjësimin e Musabelliut.

Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb për kryerjen e krimit.

Ata kërkonin 100 mijë euro, por Pëllumb Gjoka i thotë që “nëse është nevoja jepu më shumë”. Por grupi Bajri doli garant duke i thënë që “për kaq para do ta bënin vetë”.

Të arrestuarit gjatë operacionit të SPAK:

1-Pëllumb Gjoka

2-Edmond Preka

3-Astmer Bilali

4-Ardrit Hasanbegaj

5-Oltian Bistri

6-Xhevahir Lita

7-Sabjan Troshani

8-Nehat Fojleta

Personat e shpallur në kërkim; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Panorama online

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.