AKTUALITET

Krimi i rëndë në Itali! Shqiptari vret me sëpatë infemeren në pension, arrestohet nga policia (Mësoni arsyen)

12:32 - 29.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Rovereto, në fraksionin Noriglio, të premten në mbrëmje pak pas orës 20:00, në Itali.




Banorët dhe fqinjët vendas flasin për një zonë të qetë banimi ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Mirëpo pak muaj më parë pati një debat të ashpër mes Mara Fait dhe një fqinji, një 48-vjeçar shqiptar.

Infermierja në pension po ecte poshtë shtëpisë së saj me nënën e saj të moshuar mbrëmjen e së premtes, kur u sulmua papritur nga një fqinj me sëpatë. 63-vjeçarja ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në kokë nga goditja me sëpatë.

Mara Fait tashmë kishte bërë denoncim ndaj autorit

Me aktivizimin e autoriteteve policore u bë i mundur arrestimi i autorit dhe dorëzimi para karabinierëve. Ai është arrestuar dhe ka rrëfyer çdo gjë. Fqinjët raportuan se Mara Fait kishte denoncuar më pare fqinjin për ofendim të tij. Ai gjithashtu dyshohet se ia ka thyer celularin dhe i ka dëmtuar makinën, thonë fqinjët.

Karabinierët e Roveretos së bashku me ekspertët e mjekësisë ligjore dhe policinë e shtetit kanë nisur hetimet. Mara Fait ka lënë pas një djalë tridhjetë vjeçar dhe nënën e saj të moshuar, e cila ishte dëshmitare e vrasjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.