AKTUALITET

EMRI/ U qëllua me armë sapo doli nga banesa dhe shkoi vetë në spital, 27-vjeçari niset drejt Traumës në gjendje kritike, “kyç” gojën para policisë

22:13 - 30.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e ndodhur këtë pasdite në Berat, ku Xhuljano Goga, 27 vjeç, është plagosur me armë zjarri. Ai ka mbërritur vetë në spital, ku më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por gjendja e tij paraqitet kritike.




I riu nuk ka pranuar të japë asnjë dëshmi sesi është plagosur, por mësohet se ai është qëlluar me armë sapo ka dalë nga banesa e tij.

Policia ka konfiskuar kamerat e sigurisë së bizneseve e banesave përgjatë rrugës, për të identifikuar autorin e ngjarjes, ndërkohë që i riu është transportuar në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Berat/Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G.,  27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.

27 vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.