BLUETOOTH

Eva Murati/ Media greke: Prezantuesja nga Shqipëria pushon në Greqi me rroba banje bardheblu

15:32 - 30.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Eva Murati ndodhet në Greqi dhe po shijon verën dhe vapën greke, citon media greke Protothema.




Përveç faktit që prezanton emisionin për Champions League, Eva Murati është edhe një nga personazhet më të njohur televizivë në vend. Në fakt, ajo zgjodhi Antipaxosin si një nga ndalesat e saj të pushimeve këtë verë.

“Dita më e nxehtë e vitit. Bikini në ngjyrat e flamurit grek. Këndoj këngë nga MammaMia për t’iu përshtatur humorit”, ka shkruar Eva Murati në Instagram.

Mirëpo, ka mjaft postime të saj nga pushimet verore:

Kush është Eva Murati

Aktorja, prezantuese, kërcimtare, shkrimtare por mbi të gjitha vajza e Champions League në  Shqipëri. E quanin “Dileta Leota e Shqipërisë” dhe ndonëse nuk është bionde si italiania, shqiptarët e duan dhe i mbështesin me fanatizëm emisionet e saj.

Nga viti 2017 deri në këtë vit, Eva Murati prezanton emisionin për Champions League. Përveç magjisë së Messit, Mbappes, Haaland dhe Benzemas, shqiptarët kanë një arsye më serioze për të parë ligën e “yjeve”.

Emisioni i prezantuar nga Murati “thyen” sportelet çdo javë! Megjithatë, siç ka treguar ajo, mbështet Juventusin, i cili nuk vazhdon më 2023 në Champions League.

Ajo ka lindur në vitin 1995 në Elbasan dhe në moshën 6-vjeçare u transferua në Tiranë. Ajo është marrë me modelin dhe televizion që në moshën 15-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në filma dhe shumë seriale televizive ndërsa ka koleksionuar me pjesëmarrjen e saj në “Dancing with me Albania”.

Babai i saj është mjek dhe nëna e saj inxhiniere dhe ajo nuk ka pasur asnjë problem financiar në jetën e saj. Ajo u diplomua në Fakultetin Juridik të Tiranës dhe si studente kishte dalë e 8-ta në vend në një konkurs matematike.

Flet rrjedhshëm italisht, anglisht, spanjisht dhe pak frëngjisht.

Ajo është aktiviste dhe lufton për të drejtat e jetës në çdo mënyrë.

Shikoni fotot

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.