Kronikë

FOTO/ U vra mbrëmë nga bashkëshorti, ja kush është 46-vjeçarja

09:49 - 30.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gruaja në foto është Luiza Mullolli, 46-vjeçarja e cila prej kohësh vuante dhunën nga bashkëshorti i saj, Gjergji. Ata ishin në proces divorci dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës.




Konfliktet mes çiftit, prindër të tre fëmijëve shkuan deri aty derisa ditën e djeshme, 55-vjeçari e vrau gruan me armë zjarri dhe e hodhi në një gropë septike, pranë banesës.

3d17207a 89c1 4ea0 975d 5e762d0d55e3

Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar që edhe pse shkoi deri në dyert e policisë nuk u zgjidh. Sipas sqarimit të policisë viktima dhe autori
kanë kryer disa seanca gjyqësore për divorcin gjë që çon edhe në shtyrje të urdhrit të mbrojtjes.
Gjatë kësaj periudhe siç duket autori ka menduar edhe për krimin e rëndë.

Luiza jetonte me djalin, teksa dy vajza i kishte të martuara dhe jetonin në Greqi. Sipas familjarëve, bashkëshorti, i cili është ende në kërkim nga policia kishte tentuar dhe më parë ta mbyste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.