BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Kush është mashkulli që përkujdeset Rovena Dilo

11:03 - 30.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse do të përshkruanim karrierën e saj, padyshim që do ta listonim tek artistet që i ka rezistuar tregut dhe ka sjellë gjithnjë produksione dinjitoze në skenë. Flasim për Rovena Dilon, që vitet e fundit pak ka qenë prezente në media, të paktën për të zbuluar më shumë për jetën e saj private. Që pas divorcit, këngëtarja ka preferuar të jetë më diskrete me jetën private, ndonëse herë pas here në media është aluduar për lidhje të këngëtares.




Këtë herë, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë artisten, në një nga baret e kryeqytetit, në shoqërinë e një mashkulli. Ashtu si edhe qartësisht mund të shquhet në foto, Rovena dhe zotëria në fjalë duken shumë të afërt. Në një moment është këngëtarja, që duket se diçka i sheh, apo i sistemon, në pjesën e pasme të këmishës.

Natyrisht që kjo afërsi mund të jetë edhe mes një miku, apo një të afërmi, por sigurisht edhe mes një çifti. Megjithatë, për sa kohë Rovena ka vendosur ta mbajë sa më diskrete jetën e saj private, vështirë se mund të zbulojmë më shumë për zotërinë që e ka shoqëruar për disa orë në kafe.

Këngëtarja Rovena Dilo nuk ka folur shumë rreth jetës së saj private dhe pse marrëdhëniet që ajo ka pasur janë të njohura nga të gjithë pasi kanë qenë afat gjata. E ftuar kohë më parë në emisionin “E diela shqiptare” ajo i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Ardit Gjebra, i cili e ka pyetur përse nuk ka pasur një stabilitet në jetën e Rovenës.

“E shikoj si stabilitet edhe lëvizjen. Varet nga këndvështrimi. Unë kam pasur marrëdhënie të mira, të gjata, të stabilizuara por që kanë pasur një fund. Por kjo nuk do të thotë që nuk kanë qenë serioze, nuk e kanë kryer ciklin apo nuk kanë qenë të plota. Pse nuk kanë vazhduar? Mendoj se ndoshta sepse nuk më është dashur të bëj kompromise deri në fund. Kur vjen një fëmijë, njeriu bën kompromise me partnerin. Marrëdhënia është e mbushur me kompromise. Çdo marrëdhënia ka brenda kompromise. Sigurisht që kam bërë, marrëdhënia ka toleranca, të lëshosh pe, të duash etj.

Ka momente që lodhet marrëdhënia, ka njerëz që e durojnë këtë lidhje dhe ka të tjerë që jo. Dhe kur nuk ke fëmijë, nuk e pyet veten, nuk bën kompromis. Kurse mua kjo gjë më nuk më ka ardhur dhe s’më është dashur të bëj të tillë kompromis, të vazhdoj një marrëdhënie që mendoj që është e lodhur, ta vazhdoj për hir të kësaj gjëje”.

“Dashuria ime e parë ishte e fortë dhe e gjatë, zgjati gati 12 vite. Do kishte një drejtim tjetër jeta ime nëse nuk do të kisha kokën mbrapa. U ezaurua, njerëzit nuk rriten njësoj. Ka njerëz që rriten dhe të tjerë jo. Mendoj se një vajzë kërkon babain, nuk kërkon ndoshta një model tjetër, kërkon diçka të ngjashme me atë që ka parë çdo ditë. Dhe unë thellë-thellë mund të kem kërkuar babain dhe se kam gjetur. Jam e lumtur që kam pasur këtë jetë dhe këto ndjesi. Pasionet mbarojnë, ajo që i mban njerëzit është të jenë shokë, të mirëkuptohen, të mos nervozojnë njëri-tjetrin, të ushqejnë nga pakëz dashurinë”, është shprehur Dilo.

Lidhja e saj e fundit që u bë publike ishte pikërisht ajo me balerinin, Eltion Merja. Dyshja qëndruan të lidhur plot 4 vite. Pas ndarjes, këngëtarja u shpreh se ajo nuk tradhton, as në jetë, as në bashkëpunimet muzikore, duke i qëndruar kështu besnike njerëzve me të cilët ka punuar për një kohë të gjatë. “Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi, nuk tradhtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë”, u shpreh Rovena, duke mos e fshehur që nga kjo histori ka mbetur e tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar.

Burime pranë ish-çiftit të “showbizz”-it bënë të ditur në atë kohë se një romancë e Eltionit me një vajzë më të re në rrethin artistik ku ai ushtron profesionin, ka çuar në prishjen e lidhjes me këngëtaren.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.