BLUETOOTH

Mbrëmë pësoi goditje në tru/ Kur Genc Fuga deklaronte: Jam i paaftë për të siguruar të ardhura të plota ekonomike për familjen time

09:58 - 30.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e djeshme lajmi se aktori i njohur Genc Fuga kishte pësuar një goditje në tru dhe se i duheshin 19 mijë euro për operacion, bëri që shumë persona të solidarizoheshin me të dhe shuma e kërkuar për ndërhyrjen kirurgjikale të plotësohej në kohë rekord.




Por duket se problemet ekonomike të aktorit, kanë qenë prej kohësh.

I ftuar në një emision televiziv, Aktori shpjegoi për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani, aktoren me të cilën jemi njohur nëpërmjet serialit ‘Njerëz dhe Fate’.

Biseda:

Ester Bylyku: Cila është prova më e madhe e dashurisë që ti i ke dhënë gruas tënde?

Genc Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?

Genc Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.