Kronikë

Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin. Dalin pamjet nga vendngjarja

21:41 - 31.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur në Kuçovë gjatë mbrëmjes së sotme, ku një fëmijë 10-vjeç është përplasur nga nga një automjet tip “Volswagen” me targa AB 307 KM.




Pamje nga vendngjarja

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, tek parku i ri i qytetit, në vendin e quajtur “Lapidari” dhe 10-vjeçari i plagosur është shtetasi me inicialet N.KMësohet se fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.

Fëmija është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të kuptuar edhe shkaqet e dinamikën e tij.

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ku edhe po jep deklaratat e tij në lidhje me aksidentin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.