Kronikë

FOTO/ Dhunoi dhe kërcënoi me armë fqinjët e tij, ja kush është ish-gardisti Martin Nikolla

12:34 - 31.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është gardisti Martin Nikolla i cili u përfshi në konfliktin në Hamallaj dhe qëlloi me armën e shërbimit dhe u arrestua ditën e djeshme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.




Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Martin Nikolla akuzohet për “Kanosje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Po kështu në pranga përfundoi dhe vëllai i tij Alfred Nikolla. Të dy ata akuzohen për përfshirjen në konfliktin me familjen Kaçi, duke dhunuar kryefamiljarin dhe djemtë e tij.

Sipas AMP, punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit Martin Nikolli 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë.

Martin Nikolli kishte filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.

Më pas, në nëntor të vitit 2007 është emëruar shoqërues/ shofer për Presidentin e Republikës Bamir Topi, detyrë që e ka kryer deri në vitin 2012. Në periudhën 2012-2017 ka punuar si shofer në struktura shërbimi në gardë.

Më tutje, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ka shërbyer si Truprojë dhe shofer për zëvendës Kryeministrin.

Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit, por pa qenë asnjë ditë shoferi i makinës së Lindita Nikollës përgjatë aktivitetit të saj të përditshëm si kryeparlamentare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.