Kronikë

“U përdor si “karrem” armiku më i madh i tij/ Gazetari i njohur i kronikës plas “bombën”: Ja si kundërshtarët e futën në kurth Ervis Martinajn

10:04 - 31.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili është denoncuar në polici se ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej 9 gushtit të vitit 2022.




Në një intervistë në Euronews Albania, Dervishi yha se është një ngjarje të cilën ai vetë nuk e ka hasur as nëpër filma apo libra që ka lexuar pasi kundërshtarët e Martinaj janë treguar aq të zgjuar saqë nuk i kanë lënë atij hapësirë të dyshonte se i kishin ngritur kurth.

Ai theksoi se kundërshtarët e Martinajt, përdorën si karrem një ndër armiqtë më të mëdhenj të ish-bosit të lojërave të fatit, se gjasme ishte marrë peng dhe iu tha se mund të shkonte ta merrte.

Në fakt videoja ishte e rreme dhe një kurth që solli fundin e mbretit të lojërave të fatit.

“A kërkonte ky Ervis Martinaj, paguante njerëz të ndryshëm e thoshte “më sill kokën e tij”, kjo u përdor në të kundërt të tij. Kundërshtarët e tij u mblodhën dhe në mënyrë shumë të zgjuar, unë s’e kisha hasur as nëpër filma e libra që kam lexuar, ata marrin një nga kundërshtarët kryesorë të tij në marrëveshje dhe i ngrenë një grackë.

Ata e lidhin në një karrige dhe me miratimin e tij fillojnë ta filmojnë kur dy persona e qëllojnë dhe e bëjnë gjak realisht këtë njeri. Ata i çojnë video Vis Martinaj dhe i thonë këtë po kërkon ti?

Hajde e mere se e kemi ne. Ai i bindur nga videoja që ishte krejtësisht origjinale, ra në kurth dhe ata e kapën dhe kjo është historia e tij. Kjo është histori që policia pa dyshim e di, ka vajtur edhe në objekte të ndryshme, por nuk kanë gjetur asnjë provë”,-tha gazetari Dervishi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.