Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku Luiza Mullalli u vra nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishin në proces ndarjeje, Gjergji Mullalli.
Pas rrethimit nga Policia, autori i krimit, Gjergji Mullalli u gjend i vrarë.
Emisioni “Uniko” ka zbardhur të tjera detaje që çuan në krimin e rëndë brenda familjes, ku bëhet me dije se ka qenë një mesazh që ka çuar në keqkuptimet mes çiftit.
Pjesë nga emisioni:
Luiza dhe Gjergji ishin martuar 25 vite me parë. Njëri me origjinë nga fshati Cangonj dhe tjetri nga fshati Shëngjergj ata u njohën me mblesëri nga familjet.
Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata vendosin të martohen në vitin 1998 dhe vendosin të emigrojnë drejt Greqisë ku vendosen në Athinë.
Prindër të 2 vajzave dhe një djali përkatësisht 24, 23 dhe 21 vjeç Gjergji kishin një marrdhënie të mirë bashkëshortore dhe familjare. Pas kthimit në atdhe Gjergji punonte si usta në shtrimin e pllakave dhe me shërbime hidraulike ndërsa Luiza në një rrobaqepsi në qytetin e Korcës.
Mbrëmjen e së shtunës datë 29 korrik 2023 në rrethana të paqarta për momentin. Luiza gjendet e vrarë dhe e mbështjellë me një carcaf në gropën septike të banesës. Me disa plagë në trup të shkaktuara nga armë zjarri kallashnikov ajo ishte hedhur dhe lënë aty derisa u gjet nga të afërm të saj.
Por cila ishte arsyeja që u mbërrit deri në këtë pikë ku një marrëdhënie e mirë bashkëshortore përfundoi në një akt makabër. Në emisionin Uniko do të ndiqni në mënyrë të detajar dhe me prova e dokumente se cili është kalvari i një vuajtje dhe dhune të përsëritur në të cilën Luiza Mullalli është përballur gjatë 5 viteve të fundit.
Deri në vitin 2018 gjithcka dukej se po shkonte mirë kur një natë siç provohet dhe nga vendimi i gjykatës për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes , njëra prej vajzave gjatë muajit korrik kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit. Ky mesazh që ishte dërguar nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët që në vitin 2010 shërbeu si zanafillë e një konflikti të vazhdueshëm në 5 vite që përfundoj tragjikisht me 2 viktima.
Në vendimin e Gjykatës së Korcës të vitit 4 tetorit 2018 sqarohet se Luiza Mullalli në atë kohë 41 kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Gjergjigjit pasi e kishte dhunuar, dëshmitare në këtë rast kishin qenë dy vajzat e tyre.
Rrëfimi i Luiza Mullallit në gjykatë
Në lidhje me periudhën pas lëshimit të urdhërit të menjëhershëm të mbrotjjes ajo deklaroi se i padituri ka respektuar masat e caktuara dhe nuk e ka fyer dhe nuk e ka kërcënuar dhe nuk ka kryer asnjë veprim tjetër dhune. Mes tyre nuk ka patur më asnjë komunikim.
Rrëfimi i Gjergji Mullallit në gjykatë
Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfrimuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrveshjeve ka qene një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre,kurse në datë 14 shtator 2018 babai ka kapur për fyti mamanë dhe e ka goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kacavidë.
Gjyqtari Seladin Pysqyli vendosi të pranonte padinë e Luzia Mullallit dhe vendosi lëshimin e urdhërit të mbrojtjes .
Pas këtij rasti situata bashkëshortore mes tyre vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen.
Situata bëhet e padurueshme dhe më 6 nëntor të vitit 2022, Luiza paraqitet në dyer e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.
Rrëfimi i Luiza Mullallit në gjykatë
Rrëfimi i Gjergji Mullallit në gjykatë
Gjyqtarja Eglantina Mikani vendosi të pranonte kërkesën për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes dhe krahas masave të tjera vendosi që ai të mbajë një distancë prej 30 metrash larg prej Luizës dhe që të mos hynte në banesën e përdorur nga të dy palët me vendodhje në Zëmblak, njësia administrative Pojan, bashkia Maliq.
Pas kësaj situate dhune të përsëritur dhe pamundësie për vijimin e bashkëjetesës, me datën 23 shkurt 2023 Luiza Mullalli paraqiti në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.
Pas urdhërit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhërit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak metra më larg ku dhe me ta sipas banorëve nuk kishte një sjellje të mirë me ta dhe i kishte lënë në një dhomë pasi iu thoshte se shtëpia ishte tij.
Banorët e fshati shprehen se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhëtonte dyshime të cilat nuk arriti ti vërtetonte asnjëherë. Sipas të njëjtave burime nga fshati 55 vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër.
Por pa kalur 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës me datën 19 maj 2023 Luiza i drejtohet sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëkshorti për dhunë në familje. .
Me datën 19 korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e rradhës ishte caktuar me datën 04 tetor 2023. Seancë e cila mesa duket ska më object dhe arsye për tu zhvilluar, pasi asnjëri prej tyre tashmë nuk jeton.
Gjergji Mullalli pak orë pas vrasjes së bashkëshortes u vetëvra në një shtëpi e braktisur që ndodhej pranë furrës së bukës të fshatit Zëmblak.
A mund të ishte parandaluar kjo ngjarje e rendë kur dihej nga të gjitha institucionet se sa e rrezikuar ndihej Luiza për jetën është pyetja që duhet të ketë një përgjigje përpara se sa policët që kapën të vetëvrarë Gjergj Mullallin të shpërblehen për aktin heroik ?! /tvklan.al