Kronikë

U dhunuan nga shoferi i Lindita Nikollës dhe vëllezërit e tij, pajisen me urdhër-mbrojtje anëtarët e familjes Kaçi

21:15 - 01.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtarët e familjes Kaçi janë pajisur me urdhër-mbrojte pasi u dhunuan nga shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe vëllezërit e tij.




-1200-630-64c7a9a111308

Burime për Panorama bëjnë me dije se Gjykata e Durrësit ka dhënë urdhër-mbrojtje për Pjetër Kaçin dhe familjarët e tij.

WhatsApp Image 2023-08-01 at 8.31.10 PM

WhatsApp Image 2023-08-01 at 8.31.10 PM (1)

Kujtojmë se Martin Nikolla, shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla dhunoi paraditen e së dielës (30 korrik) anëtarët e familjes Kaçi duke përdorur edhe armën e shërbimit, ndërsa pas ngjarjes ai u përjashtua nga Garda dhe u vendos në prangat e policisë.

Konflikti lindi për shkaqe pronësie, teksa ish-gardisti u përfshi në konfliktin dhe qëlloi me armën e shërbimit. Po kështu në pranga përfundoi dhe vëllai i tij Alfred Nikolla, të akuzuar si të përfshirë në konfliktin me familjen Kaçi, duke dhunuar kryefamiljarin dhe djemtë e tij.

Ndërsa në dëshminë e tij të dhënë për policinë, shoferi i Lindita Nikollës ushpreh se ka qëlluar me armë në ajër, por sipas tij qëllimi ka qenë për të ndalur sherrin e nisur.

“Konflikti nga nisur nga pala tjetër. Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërcënuar, duke na thënë do ju vrasim , nuk duam t’ju shikojmë në rrugë. Kemi tentuar të ulim gjakrat, por ata kanë qenë shumë të dhunshëm dhe na kanë qëlluar me grushte. Kur pashë që u agravuar situata kam qëlluar me armë në ajër që të shmang një përplasje më të rëndë. Është pala tjetër ajo që na ka provuar në çdo rast dhe nuk na lejonin në rrugë. Duke qëlluar në ajër kam shmangur një përplasje më të rëndë midis familje”, ka treguar Nikolla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.