AKTUALITET

U kap në flagrancë duke ndezur zjarrin, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

17:20 - 01.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë duke ndezur një zjarr. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Gj. H.




“Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, gjatë kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të ndezin zjarre në kullota apo në sipërfaqe pyjore, kanë kapur në flagrancë një shtetas që po ndizte zjarr i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë”- njofton policia.

Materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.