Kronikë

Atentati Erion Hasanbelliut, Gjykata e Brukselit dënon me 15 vite burg Kasandër Nogën

07:45 - 02.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kasandër Noga, emër i njohur në botën e krimit është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit pas akuzës për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut i cili u  u qëllua me gjashtë plumba, bejnë me dije mediat e huaja.




Autori dhe i plagosuri janë përfshirë në një sagë përplasjesh për të paktën 20 vite me radhë, ku Noga me mikun e tij Julian Çelën akuzohen se hynë në spitalin e reanimacionit ku ishte i shtruar babai i Erion Hasanbelliut, Aqif Hasanbelliu bashkë me një person tjetër dhe pasi u hoqën serumet qëlluan drejt tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Një vit më vonë Hasanbelliu me shokun e vëllait të tij qëlluan drejt Nogës dhe mikut të tij Çelës në Belgjikë duke e lënë të vrarë këtë të fundit. Ndërkohë vetë Noga i mbijetoi këtij sulmi.

Si ndodhi atentati?

Noga dyshohet se ka qëlluar para hyrjes së hotelit Adolphe Maxlaan në Bruksel, në drejtim të 43-vjeçarit.

Sipas dëshmitarëve, ai qëlloi me 6 plumba në shpinë dhe në këmbë Erion Hasanbelliu, por ky i fundit arriti që t’i mbijetojë atentatit.

Saga e luftës mes Nogës e Hasanbellinjve

Fierakët janë përfshirë në një hakmarrje të gjatë, që zanafillën e ka jashtë kufijve të vendit, e cila më pas u zhvendos në Shqipëri, ku u shënua edhe masakra më e madhe, për t’u zhvendosur sërish në Belgjikë, mes Antverpit dhe Brukselit, vend në të cilin hasmit rrinë prej dy dekadash, veç kur i ka ndarë burgu.

Duke iu referuar historisë së hasmërisë mes tyre, ajo që bie në sy është fakti se të gjithë protagonistët e kësaj beteje të përgjakshme janë arrestuar, hetuar, gjykuar, dënuar dhe, edhe pse kanë mbi shpinë akuza të rënda, që nga trafiku i drogës e shfrytëzimi i prostitucionit e deri në vrasje të disafishta, ata sërish janë të lirë, janë sërish në një vend të njohur të BE-së dhe madje ndjekin sërish njëri-tjetrin për të larë “hesapet” e vjetra.

Gazeta “Panorama” sjell dy vendime të Gjykatës së Lartë për të parë se sa i kujdesshëm ka qenë sistemi i drejtësisë me të dyja palët, ndaj të cilave është dhënë burgim i përjetshëm, iu është zbritur në 25 vjet dhe më pas kanë mundur të dalin të lirë, e madje edhe të kërkojnë zbritje dënimesh për kohë të largëta që s’kanë mundur dot të bëjnë kërkesa për përfitim uljeje për sjellje shembullore në burg.

04F72B39-C302-492D-82AE-9503A6D88EAB

Bashkë me rrethanat e faktit, se si ka ndodhur ngjarja në Belgjikë në marsin e vitit 2002, sjellim edhe skedat gjyqësore të dënimit në shkallën e parë për dy vëllezërit Geron dhe Erion Hasanbelli, të akuzuar për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogës, dy vite pasi këta të fundit kryen masakrën e padëgjuar të Sanatoriumit, ku vranë dy e plagosen 3 persona të tjerë. Viktima mbetën i ati i vëllezërve dhe shoku i tyre! Materiali gjyqësor për vëllezërit Hasanbelli është marrë nga vendimi i Gjykatës së Lartë që daton vitin 2015.

RRETHANAT E ÇËSHTJES

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka sjellë për gjykim çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Erion Hasanbelliu dhe Gentjan Hasanbelli, të cilët akuzohen se kanë kryer veprat penale të “Vrasje me paramendim” për gjakmarrje në bashkëpunim, parashikuar nga 78/ 2,25 e të Kodit Penal, “Vrasje me paramendim” për gjakmarrje ne bashkëpunim, e mbetur në tentativë, parashikuar nga 78/2,25 e 22 të Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga 278/2 i Kodit Penal, për të pandehurin Erion Hasanbelliu.

Ndërsa për Gentjan Hasanbellin për veprat penale të “Vrasjes me paramendim për gjakmarrje në bashkëpunim”, parashikuar nga 78/2,25 të Kodit Penal, “Vrasjes me paramendim” për gjakmarrje në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar nga 78/2,25 e 22 të Kodit Penal. Në datë 17.03.2002 ne qytetin “Anvers” në Belgjikë, në një ambient bar “Pre-Historie”, rreth orës 17:15, janë qëlluar me armë zjarri shtetasit shqiptarë Julian Çela dhe Kasandër Noga.

Si pasojë, shtetasi Julian Çela ka mbetur i vdekur, ndërsa shtetasi Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë. Nga autoritetet e Policisë dhe të drejtësisë së shtetit të Belgjikës janë kryer veprimet hetimore, të cilat me anë të letërporosisë i janë dërguar shtetit shqiptar për të proceduar autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga njoftimet e para të marra nga Zyra e Interpolit në Tiranë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit gjyqësor Fier, me datën 16.05.2002, ka regjistruar procedimin penal me nr. 273, për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtjes pa leje të armës luftarake”, të parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/2 të K. Penal në ngarkim të shtetasit Erion Hasanbelliu, duke u bazuar dhe në nenin 6 të K. Penal.

Në ngarkim të të pandehurit Erion Hasanbelliu është caktuar masa e sigurimit e arrestit në burg me vendimin nr. 137, dt. 17.05.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Prokurori i çështjes, me dt. 16.02.2005, duke u bazuar në nenin 328/1 germa “dh”, ka vendosur “Pushimin e hetimeve për procedimin penal nr. 273 të vitit 2002, ndaj shtetasit Erion Hasanbelliu, dyshuar për veprat penale të ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armës luftarake’ të parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/2 të K. Penal, për mungesë provash”. Vendimi i pushimit të çështjes i dt. 16.02.2005 është shfuqizuar nga titullari i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim të shfuqizimit me dt. 27.12.2007 dhe është urdhëruar vazhdimi i hetimit për procedimin penal nr. 273 të vitit 2002. Me dt. 30.07.2008 është pyetur me cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit i dëmtuari nga vepra penale Kasandër Noga, deklarimet e të cilit janë pjesë e fashikullit të gjykimit, duke qenë se u procedua me gjykim të shkurtuar.

DËSHMITË E SJELLA NGA BELGJIKA

Nga aktet, dëshmia e Elena Bekerman, e cila ka qenë kamerierja e lokalit “Pre-Historie”, ka rezultuar se rreth orës 16:50, në një tavolinë pranë dritares, është ulur i pandehuri Erion Hasanbelli, i shoqëruar edhe me një person tjetër dhe kanë porositur për të pirë kafe dhe çaj. Pas rreth 20 minutash, i pandehuri Erion bashkë me personin tjetër janë ngritur nga tavolina dhe janë drejtuar për në tualetin e lokalit.

Në kohën që i pandehuri dhe personi i paidentifikuar kanë qenë në tualetin e lokalit, në lokal kanë hyrë shtetasit Julian Çela dhe Kasandër Noga, të cilët janë ulur në një tavolinë ngjitur me tavolinën ku ishte ulur i pandehuri Erion me personin tjetër. Pak çaste pasi kamerierja u ka shërbyer për të pirë dy personave të sapofutur në lokal, Julianit dhe Kasandrit, nga tualeti i lokalit ka dalë i pandehuri Erion Hasanbelliu dhe personi tjetër i paidentifikuar dhe i pandehuri Erion ka qëlluar me armë zjarri shtetasit Julian Çela dhe Kasandër Noga.

Nga ky veprim ka mbetur i vdekur në vend viktima, Julian Çela, ndërsa Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë. I pandehuri Erion bashkë me personin që e shoqëronte kanë ikur me vrap nga vendi i ngjarjes. Veprimet e përshkruara më lart të kryera nga i pandehuri Erion Hasanbelli dhe një person tjetër i paidentifikuar, konfirmohen edhe nga dëshmitarët e tjerë okularë, të cilët ishin në vendngjarje Z. Dilen Yakup dhe Okcul Cemil, si dhe nga dy dëshmitarë që kanë parë autorët duke u larguar me vrap nga lokali përballë “Bar Tpsy”, Martin Wytick, Roland Maria Madalena Virginia.

Nga dëshmitarët okularë janë dhënë karakteristikat fizike te autorëve, të cilët ishin 2 të rinj me flokë të zinj. Sipas dëshmitarit Dilen Yakup, i cili është administruesi i barit “Pre-Historie” dhe sipas deklarimit të datës 17.03.2002, ai ka thënë se: (…) Pastaj personi me xhaketë bezhë nxori një pistoletë të zezë. Ai filloi të qëllonte në drejtim të klientëve që erdhën në fund (…)

Me datë 20.03.2002, dëshmitari Dilen Jakup i është bërë një paraqitje për njohje me 16 fotografi të personave të ndryshëm. Sipas procesverbalit të mbajtur për këtë veprim, rezulton se dëshmitari Dilen Yakup ka njohur të pandehurin Erion Hasnbelli (Jani Sotiri) si personi me xhaketë bezhë që qëlloi në ngjarjen e dt. 17.03.2002, ku mbeti i vrarë shtetasi Julian Çela dhe u plagos shtetasi Kasandër Noga. Dëshmitari, pasi ka parë fotografitë, është shprehur se: unë e njoha menjëherë foton nr. 10 dhe jam njëqind për qind i sigurt se ky është personi që me dt. 17 mars pasdite filloi të qëllonte në kafen time. Ky është krimineli.

Kriminelin e dytë nuk e pashë shumë mirë, atë e pashë shumë pak. Siç rezulton nga aktet e ardhura me letër-porosi nga vetë veprimi procedural i paraqitjes për njohje me fotografi për dëshmitaren Elena Bekerman, kësaj dëshmitareje i janë paraqitur 6 (gjashtë) fotografi të personave të ndryshëm, ku në foton nr. 4 paraqitet i pandehuri Geron (Gentjan) Hasanbelli.

Ndërsa 5 personat e tjerë janë persona të ndryshëm pa përfshirë të pandehurin Erion Hasanbelli. Gjykata mban parasysh si të metë të këtij veprimi procedural faktin që kësaj dëshmitareje i është paraqitur për njohje edhe fotografia e të pandehurit Erion Hasanbelli.

Gjykata vëren se veprimi i njohjes është kontradiktor dhe nuk përputhet me deklarimin e dëshmitarit Dilen Yakup dhe veprimin procedural të njohjes të bërë nga Dilen Yakup.

Kjo për faktin se dëshmitari Dilen Yakup ka qenë dëshmitari okular, i cili u ka shërbyer autorëve dhe ka fiksuar si person që qëlloi me pistolete të pandehurin Erion Hasanbelliu, i cili kishte veshur një rrobë të verdhë. Edhe dëshmitarja Elena Bekerman e pranon në deklarimin e saj të dhënë ditën e ngjarjes që personi që qëlloi kishte veshur një rrobë të verdhë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.