BLUETOOTH

Pas ndarjes me akuza nga Afrona Dika, Blero u tha se i dha fund edhe lidhjes së re me partneren misterioze! Këngëtari “vulos” gjithçka dhe zbulon se… Si qëndron e vërteta

11:39 - 02.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Blero Muharremi i habiti të gjithë me deklaratat e tij ku la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund romancës  me partneren misterioze, lidhje që nisi vetëm dy muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika.




Në një foto të postuar në Instagram, Blero shkruante: “Dhe më pas ajo bëri 26 vjeç. Fund!”, duke ngritur pretendimet për një ndarje nga partnerja.

Por Blero ka shuar zërat, duke konfirmuar se lidhja e tij me partneren misterioze vazhdon.

b-1

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një krizë në marrëdhënien e tyre, e cila përfundoi shpejt, apo nëse këngëtari bëri postimin për t’u rikthyer në qendër të vëmendje, por çifti janë shfaqur së bashku në avion.

“Aeroporti i Mynih”, shkruan Blero në imazh ku shfaqet krah të dashurës, por që kujdeset të mos i zbulojë identitetin duke nxjerrë në foto vetëm flokët e saj bionde.

blero muharremi2

Ndërkohë disa ditë më parë, ai i kushtoi partneres edhe disa fjalë romantike. Blero bëri një status të gjatë për partneren, ku shprehej se ajo është gruaja që zemra e tij ka dashur gjithmonë dhe do të luftoj deri në fund të jetës për ta pasur pranë vetes.

“Nuk më intereson nëse thua që nuk dëshiron të më shohësh mua, nuk më intereson nëse thua se nuk më do, do të luftoj përsëri, përsëri e përsëri sepse në fund të fundit ti je dashuria e jetës time. Gruaja që zemra ime donte gjithmonë, por kurrë nuk e dinte që ekzistonte vërtetë. Të dua zemër”, shkroi këngëtari.

blero

 

Nga postimet që Blero bën në rrjetet sociale, duket qartë që partnerja e re e tij ka një ngjashmëri të madhe me Afronën.

Artisti nga Maqedonia e Veriut mesa duket se ka një dobësi për biondet, ndaj edhe partnerja e tij e radhës është një sozi e ish-bashkëshortes së tij.

blero muharremi1

Ndarja me akuza

 

Blero i dha fund martesës me Afrona Dikën, pas gati 7 vitesh së bashku dhe hodhi akuza të rënda ndaj saj duke e quajtur materialiste.

Teksa ishte i ftuar në një intervistë së fundmi, ai u shpreh se Afrona Dika është lidhur me të vetëm për famën dhe paratë që kishte.

blero-muharremi-afrona-dika-9

Sipas këngëtarit, gjithçka ka qenë e bukur mes tyre, derisa ai i kufizoi shpenzimet, ndërsa theksoi se pasi i dha paratë për të hapur biznesin në Zvicër, ajo u zhduk.

blero-muharremi-afrona-dika-3

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar.

Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe pasi është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ndërmarr hapa ligjorë. Kam qenë i mirë dhe jo dore shtrëngues. Fakti që kam mbyllur njërin sy, nuk do të thotë që se kam parë.

Ndarja nuk ka qenë aq e thjeshtë sa është thënë nga ajo, kjo jo sepse nuk doja unë. Ajo deshi kështu”, rrëfeu ai.

blero muharremi afrona dika (8)

Këngëtari tregoi se është i gatshëm të zhvendoset në Gjermani për të jetuar me partneren.

“Jam prej disa muajsh në një lidhje, më bën të ndihem i respektuar, i dashuruar dhe i vlerësuar. Është një ndjenjë që se kam pasur më herët, më ka munguar më parë.

Kam ndryshuar për pak në këtë aspekt, kam kuptuar që gjërat që vlejnë shumë duhet t’i mbash për vete. Partnerja ime e re ma ka mësuar këtë gjë.

Jam njeri me fat me partneren e re. Ajo sheh Blerimin, jo Bleron, pa famë dhe kurrgjë rreth vetes, një person të thjeshtë.

Jam shumë i lumtur dhe e vlerësoj shumë. Sa i përket jetës sime në Gjermani, nuk e kam aspak problem të shkoj”, tha ai.

afrona dika blero muharremi (1)

 

Ndërkohë deklarata e këngëtarit shkaktoi goxha zhurmë në rrjet dhe blogerja vendosi t’i reagojë me anë të një thënie e cila dukej se ishte një thumbim për ish-partnerin.

“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkroi ajo krahas fotos.

Afrona nga ana tjetër tregoi se shkaku që solli ndarjen mes saj dhe Bleros ishte marrëdhënia e tyre në distancë.

 “Kur je larg dashuria zvogëlohet. Larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj që një lidhje në distancë zgjat për një kohë të shkurtër dhe jo për një kohë të gjatë. Ti nuk e ke personin pranë në çdo aspekt të jetës, kur je mirë, kur je keq. Ke nevojë për një përkrahje, sidomos për femrat që janë të ndjeshme dhe delikate si natyrë, na duhet një person afër, një burrë që të na mbështesë dhe përkrahë në të gjitha aspektet e jetës. Këtë nuk e kisha më, ndaj erdhi ndarja. Tani unë jetoj me partnerin tim të ri zviceran. Ai gatuan për mua, gatuan shumë mirë”, u shpreh Afrona Dika në “Kurthin e Piter Pan”.

blero muharremi afrona dika (1)

Ajo tregoi se fshirja e fotove me Bleron nga rrjetet sociale e ka ndihmuar të ecë përpara, megjithatë theksoi se janë kujtime të bukura që gjithmonë do ngelin.

 

“Fshirja e fotove më ka lehtësuar procesin e shërimit, nuk kam fshirë kujtime të bukura, gjithmonë do ngelin. Por ishte ndihmë për mua që mbarojë e të shkoj para dhe jo pas. Tani jam shumë mirë dhe ndihem shumë mirë. Jeta vazhdon, jam shumë e lumtur”, tha Afrona Dika.

afrona dika blero muharremi (5)

 

Afrona aktualisht jeton po me partnerin e saj zviceran dhe ka treguar se është shumë e lumtur.

Ajo zbuloi lidhjen disa muaj pas ndarjes nga Blero. Asokohe Dika e mbante të fshehtë identietin e partnerit dhe ajo çka u zbulua ishte se ai është një biznesmen zviceran i cili quhet James Dyer Smith.

afrona dika

E së fundmi Afrona ka publikuar një foton e parë si çift me partnerin teksa janë duke shijuar pushimet në Turqi.

afrona dikaafrona dika1afrona dika5afrona dika3afrona dika4afrona dika3afrona dika2afrona dikaafrona-dika-blero1afrona-2blero afrona 3bleo afronablero afrona 2

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.