BLUETOOTH

“Ju kërkoj falje”/ Dafina Zeqiri në gjendje jo të mirë shëndetësore, artistja anulon koncertin e saj!

10:14 - 03.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Teksa së fundmi artistja po shijon suksesin në tregun muzikor, ku numëron miliona klikime me këngët e saj në youtube, të shumta janë dhe koncertet që ajo ka realizuar gjatë sezonit të verës.




Mirëpo së fundmi, artistja duket se nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Dafina mesa duket është sëmurë, dhe për këtë arsye ajo i ka njoftuar fansat e saj se është detyruar ta anulojë koncertin e saj të fundit.

“Kërkoj falje për mungesën në Pejë sonte, për shkaqe shëndetësore, ju premtoj që shumë shpejt do tju sjell një super show për ju! E juaja Dafina”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.