BLUETOOTH

Ka njërën nga këto 4 karakteristika? Atëherë jepini fund lidhjes, nuk duhet të qëndroni afër tyre

19:31 - 03.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur filloni të shoqëroheni me dikë, ju besoni se partneri juaj është perfekt, por ajo periudha romantike mes jush mbaron shpejt dhe ju e shikoni më hollësisht se kush është ai në të vërtetë




Ekspertët na tregojnë katër llojet e partnerëve që duhet të shmangni:

I dashuri që ka varësi

Një marrëdhënie me një person që vuan nga varësia ndaj alkoolit, drogës apo çdo vesi tjetër të dëmshëm është e komplikuar dhe e lodhshme. Kjo lidhje ju shkatërron juve, prandaj duhet të largoheni nga ai njeri.

Abuzuesit

Jo të gjithë meshkujt në fillimet e lidhjes tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Në fillim mund të duken të qetë dhe të lezetshëm, por më vonë ata bëhen agresivë dhe ju ndryshon humori papritur. Kushtojini vëmendje veprimeve dhe fjalëve të partnerit tuaj. Duhet të dini me patjetër edhe vetëvlerësimin e tyre. Njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët ndonjëherë bëhen agresiv ndaj jush.

Por çfarë të bëni në këtë rast? Pyesni partnerin tuaj, për marrëdhëniet që ka pasur në të kaluarën. Nëse ai flet keq për të dashurat që ka pasur, atëherë ta dini se po shoqëroheni me një abuzues.

Ata që vetëm ankohen.

Në të gjithë kemi nevojë për një krah ku të shfryhemi ndonjëherë. Por  ka disa meshkuj që janë profesionistë për ankesa dhe çdo gjë e bëjnë dramatike në jetë. Ata nuk mund të jenë të lumtur pasi gjithmonë do të viktimizohen për jetën e tyre të “vështirë”. Nëse shoqëroheni me një mashkull që vetëm ankohet, herët apo vonë do të bëheni edhe ju e tillë.

Meshkujt “fëmijë”(të pa rritur)

Ne të gjithë jemi paksa fëmijë brenda vetes dhe kjo gjë është në rregull. Mirëpo, tek disa njerëz, fëmija brenda vetes ndikon në zhvillimin e personalitetit të të rriturit. Prandaj, është e rëndësishme ta dini se meshkujt e tillë duhet t’i mbani larg. Ata nuk do të rriten kurrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.