AKTUALITET

Kriza në Mal të Zi, Gjukanoviç komenton Abazoviçin: E vetmja gjë me vlerë tek ai është se është shqiptar

19:11 - 03.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se kryeministri me mandat teknik i Qeverisë malazeze, Dritan Abazoviq, do të mbajë përgjegjësi për tradhti politike për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.




Ai ka thënë se ajo është “tradhtia më e madhe që nga viti 1918 për Malin e Zi”. Teksa, Abazoviçi në njëvjetorin e nënshkrimit ka deklaruar se është i nderuar që ka nënshkruar këtë marrëveshje.

Teksa ka përmendur mbështetjen që i kishte dhënë atij për të marrë mandatin për kryeministër, si anëtar i një pakice të vendit, ai shtoi se e vetmja gjë me vlerë tek Abazoviçi është se është shqiptar.

“Le të kujtojmë se sa herë kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e boshnjakëve dhe shqiptarëve në Parlament se ata nuk duan të sundojnë në keqkuptimet politike malaziase-serbe që kanë rrënjë të thella historike. Shumë njerëz e dinë se si i kundërshtova fuqishëm të gjithë ata që kundërshtuan faktin se ne mbështesim një shqiptar që të bëhej kreu i qeverisë”, ka thënë ai, shkroi B92.

“E kam thënë dhe e përsëris: e vetmja gjë me vlerë tek ai është se ai është shqiptar”.

“Ai nuk e sheh se është i turpëruar politikisht për të gjitha kohërat”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.