AKTUALITET

Reduktimi i policisë në veri të Kosovës/ Bujar Osmani: Presim hapa të mëtejshëm përpara

18:52 - 04.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e ka cilësuar hap të rëndësishëm tërheqjen e prezencës policore në dhe rreth objekteve komunale të katër komunave në veri të Kosovës.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se se një hap i tillë çon drejt normalizimit të situatës dhe stabilizimit të rajonit.

“Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: shtensionim, normalizim dhe rajoni stabil, siç është parashikuar me nëntë pikat nga udhërrëfyesi i OSBE-së”, shkroi Osmani në platformën sociale X, e njohur më parë si Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.