Kosova

Sulmuan gazetarin në Veri, Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj tre personave

17:43 - 04.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.




Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, referuar njoftimit të policisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale islame përkatësisht të besimit fetar, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit Valon Syla.

“Me këto veprime të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’ nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Më 11 prill të këtij viti, gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht nga tre persona, duke pësuar lëndime në kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra të shoqërisë civile, liderëve institucionalë e Bashkimit Evropian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.