AKTUALITET

Tërheqja e policisë nga veriu i Kosovës, eksperti i sigurisë për ‘Panorama TV’: Beogradi po përpiqet të na shfaqë si vend që provokon

16:16 - 04.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi i ftuar në një lidhje “live” në Panorama Tv ditën e sotme (4 gusht), ka folur për reduktimin e forcave te policisë në veri të Kosovës dhe marrëdhënive e Serbinë.




Elezi ka deklaruar se kjo lëvizje, sipas tij, vjen pas përmirësimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës. Ai shprehet se tashmë SHBA ia ka bërë të qartë Kosovës aspektet që duhet të jenë prioritet në lidhje me çështjet e sigurisë dhe marrëdhënies me Serbinë.

Po ashtu Elezi theksoi se Beogradi po përpiqet të shfaq Kosovën si një vend më probleme të sigurisë duke e munduar të sjellë sipas tij, “rrënimin e marrëdhënieve të Kosovës me vendet e tjera që kanë mbështetur Kosovën”

“Kosova ishte në një pozicion jo të mirë kur kishte dëmtuar marrëdhëniet me ShBA dhe BE, kur Kryeministri Kurti disa qëndrime i kalonte pa u koordinuar. Por pas një përpjekjeje dhe një maratonë diskutimesh me përfaqësues të sigurisë së SHBA-së, të cilët zhvilluan disa takime me kryeministrin e vendit, presidenten dhe personalitetet të tjera, ka në reflektim. Si duket tani Kosova ka një marrëdhënie më të mirë më SHBA dhe është duke u koordinuar në çështje në cilat SHBA i ka vendosur si prioritet për çështje të sigurisë dhe marrëdhënieve me Serbinë.

Nga ana tjetër Serbia duke parë përmirësimin ë këtyre marrëdhënieve, tentojnë të nxjerrin Kosovën si një vend që provokon. Fatura e josigurisë së shteteve është e madhe, dhe Beogradi zyrtari këtë faturë po tenton ta drejtoj në drejtim të Kosovës. SHBA e ka bërë të qartë dhe në Beogradin zyrtar se Kosova është duke lëvizur përpara, dhe se provon që të deskaloj përkundër vullnetit të saj, duke larguar një pjesë të policisë nga veriu.

Beogradi do të shfrytëzoj çdo mundësi dhe pozicion për të sjellë situata jo të mira sigurisë dhe të rrënoj marrëdhëniet e Kosovës me vendet e tjera që kanë mbështetur Kosovën”, u shpreh Elezi për Panorama TV.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.