Kryesore

Harrojeni plazhin në fundjavë/ Pas vapës përvëluese, moti bën kthesën e papritur sot

08:43 - 05.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë fundjavës reshjet e shiut do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formëm e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike.




Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Ndërkohë valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Parashikimi i motit

Ndikimi i anticiklonit e depërtimi i një qendre të ulët presioni do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë fundjavë.

Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu që në orët e mëngjesit përgjatë Ultësirës Perëndimore, e më pas në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formëm e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike. Në intervale të shkurtra kohore breshër.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi 12-15m/s.

Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3ballë.

365472348_696384692486249_502750888461618393_n365461793_696384689152916_709362971560759805_n


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.