BOTA

Vazhdojnë ‘përplasjet’ mes liderëve, Zelensky: Rusia synon Ukrainën jugore dhe perëndimore, pritet sulm me raketa gjatë natës

22:53 - 05.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se qyteti jugor i Zaporizhzhia dhe rajoni perëndimor Khmelnytskyi u sulmuan nga raketat ruse Kinzhal dhe Kalibr këtë të shtunë.




 

Mbrojtja ajrore e vendit ka kapur të paktën disa nga raketat, tha presidenti në fjalimin e tij të natës. Motor Sich, një kompani ukrainase që prodhon motorë aviacioni dhe njësi turbinash me gaz duket se ka qenë objektivi në Zaporizhzhia, shtoi ai.

 Zelensky nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm në lidhje me sulmet, citon CNN.

Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan banorët më herët të shtunën se Rusia kishte gjuajtur Kinzhals në hapësirën ajrore të vendit dhe se rajoni Khmelnytskyi dukej të ishte objektivi. Zyrtarët në rajon raportuan shpërthime, por pak detaje të mëtejshme ishin menjëherë të disponueshme rreth sulmit.

Kujtojmë se sot Ukraina goditi  një nga cisternat më të mëdha të naftës në Rusi  me një dron detar dhe sulmoi një bazë detare në portin rus të Detit të Zi të Novorossiysk në harkun e 24 orëve. Kievi ka  premtuar më shumë sulme ndaj anijeve ruse dhe një urë kyçe të Krimesë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.