AKTUALITET

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK, sot është paralajmëruar një protestë për lirimin e Dritan Goxhajt

10:53 - 06.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në orën 16:00 para kryeministrisë është paralajmëruar një protestë kundër arrestimit te ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.




Protesta e thirrur nga grupi “Krahu i Shqiponjës”, kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë.

Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.

Dritan Goxha, është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.