BLUETOOTH

Artisti bën tatuazhe për fëmijët dhe shpjegon pse është e rëndësishme për ta

14:47 - 06.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artisti Benjamin Lloyd u bë viral pasi postoi foto duke i vizatuar një tatuazh një fëmije. Ai mori më shumë se 400,000 pëlqime dhe që atëherë, videot dhe fotot e tij duke bërë tatuazhe te fëmijët janë bërë virale dhe kanë grumbulluar qindra mijëra pëlqime dhe shpërndarje në faqen në Facebook.




Në fillim, shumë njerëz u zemëruan pasi menduan se tatuazhet ishin të përhershme. Por ai shpjegoi se tatuazhet nuk janë permanente.

Artisti bën tatuazhe për fëmijët dhe shpjegon pse

Të gjithë fëmijët që bënë tatuazhe ishin kaq të lumtur dhe të sigurt. Benjamin po e vazhdon këtë trend sepse tha: “Fëmijët janë shumë të mahnitur. Tatuazhi rrit vetëbesimin e tyre.”

Artisti bën tatuazhe për fëmijët dhe shpjegon pse

Ai përdor bojë organike jo toksike që është e sigurt për fëmijët dhe nuk përdoret gjilpërë. Meqenëse boja është organike, ajo mund të hiqet kur bëjnë dush. Ai tha, “E vetmja gjë e keqe është se ata nuk duan të bëjnë dush më pas.”

Artisti bën tatuazhe për fëmijët dhe shpjegon pse

Benjamin ka vendosur ta vazhdojë këtë punë jo shkak të pëlqimeve dhe vëmendjes që merr, por sepse dëshiron të gëzojë fëmijët, sidomos ata me nevoja të veçanta./anabel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.