AKTUALITET

“Isha i dehur, nuk e dija që e godita kaq shumë”/ Flet i penduar burri që dhunoi rëndë gruan e tij police; Mjekët: Jemi të shokuar e ka rrahur shumë keq

19:16 - 06.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tronditës është rasti i rrahjes së një 43-vjeçareje në Greqi nga bashkëshorti i saj. Gruaja edhe pse ka shenja përmirësimi, vazhdon të qëndrojë në spital me lëndime të rënda në fytyrë. Ajo në deklaratat e para ka treguar se fytyra e saj është e shpërfytyruar.




Autori 53-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe dhunë në familje. Kur u arrestua për të justifikuar tmerrin që bëri me duar ai i tha policisë se “isha i dehur dhe nuk e kuptova që e godita aq fort”.

Punonjësja e policisë ndodhet në spital me dëmtime shumë të rënda në veshka, shpretkë, brinjë dhe fytyrë. Mjekët e spitalit të përgjithshëm të Larisës u shprehën të tronditur kryesisht nga egërsia e goditjeve që mori nga i shoqi, ndërsa infermierja dhe shoqja e saj që e pritën në spital nuk e njohën nga goditjet.

Autori do të sillet nesër të hënën në prokurori për deklarimin e tij.

Si është shëndeti i 43-vjeçares?

Shëndeti i 43-vjeçares, viktimë e një rrahjeje brutal nga bashkëshorti i saj, po jep shenja përmirësimi. Burri i saj i larguar e sulmoi brenda shtëpisë së saj në Larisa. Gruaja ka lëndime shumë të rënda në kokë dhe në bark. Goditjet ishin aq të rënda sa ajo pësoi një këputje të shpretkës dhe veshkës brenda brinjëve. Ajo u godit edhe në fytyrë, pasi sulmuesi arriti ta godiste në hundë, nofull dhe gojë.

Kur mbërriti në spital, plagët ishin aq të rënda, saqë iu desh të reanimohej. Oficerët e policisë me eksperiencë thonë se nëse policia do të vononte edhe pesë minuta, përfundimi do të kishte qenë fatal. Ata vlerësojnë se sulmuesi ka pasur për qëllim vrasjen e gruas.

Tani, ajo po punon me psikologët e zyrës së Policisë kundër Dhunës në Familje, në përpjekje për të kapërcyer tronditjen. Pranë saj janë njerëz nga ambienti i saj dhe shprehin mbështetjen e tyre.

Ajo foli për meiden greke ERT, duke përshkruar makthin që ka jetuar në duart e autorit. Sipas saj, ishte hera e parë që ai e godiste, por në të kaluarën ajo kishte marrë kërcënime për këtë dhe kishte bërë padi.

“Më ka bërë shumë dëm. Fytyra ime është e shtrembëruar. Më goditi në bark dhe në fytyrë. Mu desh të bëja një operacion në veshkë… U ngjita nga kati përdhe në katin e parë të shtëpisë. Nuk jemi bashkë për rreth një muaj e gjysmë, që kur i kërkova të ndaheshim. Më sulmoi menjëherë me duar, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ai vazhdimisht përpiqej të më bindte që të mos ndaheshim. E kisha paditur më parë për kërcënim. Ishte hera e parë që më drejtohej”, tha 43-vjeçarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.