AKTUALITET

Kundërshtojnë ekstradimin, protestë në Tiranë për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së

16:15 - 06.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë të diel është zhvilluar protestë në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.




Goxhaj u arrestua në Tiranë më 31 korrik, për llogari të Gjykatës së Hagës. Shoqata patriotike ‘Krahët e Shqiponjës”, kanë kërkuar lirimin e Goxhajt, duke u shprehur se arrestimi i tij është i padrejtë, duke kërkuar lirimin e tij dhe mos ekstradimin.

“Shkoni në serbi dhe kapni kriminelët serbë që kanë vrarë. Duam liri për Dritan Goxhaj”, është shprehur një qytetar.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë. Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.

Dritan Goxha, është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.