Kronikë

“Mendova se ishte në gjumë”/ 30-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete! Zbardhet dëshmia e shokut në polici. Dyshohet se i riu…

09:41 - 06.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30 vjeçar nga qyteti i Beratit ka gjetur vdekjen mesnatën e mbrëmshme si pasojë e overdozës.




Mësohet se Dorian Kovaci 30 vjeç është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij që e solli në ambientet e urgjencës së beratit u shpreh se prej disa orësh Doriano nuk po reagonte ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.

Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30 vjeçarin, por nuk ia kanë dalë. Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambientet e komisariati shokun e 30 vjecarit ndërsa bën dhe kontrollin e banesës ku dyshohej qe dy te rinjtë kishin konsumuar heroinë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.